Bajer Leverkuzeni do të duhet të bëjë pa yllin kryesor të tyre, Florian Virtz. Gjermani, kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e së shtunës ndaj Verder Bremenit. Anësori Virtz, do të jetë për disa javë jashtë fushave të blerta.
Kjo është një goditje për Leverkuzenin, pasi që do të humbasë edhe ndeshjen e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Munihut.
Virtz, këtë sezon ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime për kampionin në fuqi të Gjermanisë./IndeksOnline/








