Lëvizja BESA kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali

Lëvizja BESA kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali

Lëvizja BESA kërkon që organet kompetente të përshpejtojnë hetimet për keqpërdorimet në shëndetësi, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit Bekim Sali. Nga Besa theksojnë se skandalet e njëpasnjëshme dhe mos-marrja e masave adekuate bën që sistemi shëndetësor të ndodhet para kolapsit të tërësishëm. Sipas kësaj partie keqpërdorimet e shumta, tenderimet e dyshimta dhe ikja e profesionistëve më të mirë nga shteti, dëshmon se situata çdo ditë e më shumë po përkeqësohet. Shkarkim të ministrit Sali ditë më parë kërkuan edhe një grup prej 11 personash nga partia Alternativa, për të cilët Sali tha se janë vetëm individë të cilët asnjëherë nuk kanë dorëzuar ankesa apo pakënaqësi për punën e tij në organet partiake.

“Kërkojmë nga organet kompetente të marrin seriozisht situatën e krijuar dhe të përshpejtojnë hetimet për keqpërdorimet e drejtorëve të klinikave të cilët në mënyrë publike u shfaqën gjithë ata dyshime dhe skandale, po ashtu kërkojmë nga ministri I shëndetësisë, Bekim Sali, që të pranon paaftësinë e tij për të menaxhuar me këtë institucion kaq të rëndësishëm dhe të jep dorëheqje, nëse nuk do që mbi vete të merr të gjithë dështimin e sektorit të shëndetësisë sidomos në periudhën e fundit”, deklaroi Valon Bela, Lëvizja BESA. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button