Lëvizja e Re e Izet Mexhitit: BDI dhe ASH pengojnë fshirjen e 20%
Lëvizja e Re e Izet Mexhitit: BDI dhe ASH pengojnë fshirjen e 20%

BDI dhe Aleanca për janë pengesa kryesore për heqjen e përkufizimit 20% nga kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, verëson përmes një komunikate Lëvizja e Re Politike e Izet Mexhitit.
“Ministria e drejtësisë me të cilën udhëheq Krenar Lloga kuadër i ASH në emër të Qeverisë ka miratuar propozimin për ndryshimet kushtetuese, në të cilat ndryshime nuk është përfshirë përsëri çështja e 20%. Kjo situatë dëshmon që ky koalicion nuk ka për qëllim avancimin e çështjes shqiptare e as përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, por ka prioritete tjera”, thuhet në reagim.
“Ne qëndrojmë të palëkundur në iniciativën për ndryshime kushtetuese, veprim që vendit do t’i hapte perspektivë të re në rrugën drejt integrimit në BE, duke respektuar edhe vullnetin absolut të popullit shqiptar për heqjen e përkufizimit “20 për qind” nga Kushtetuta sa i përket gjuhës shqipe, me ç’rast do të përmirësohej një padrejtësi më shumë se dy-dekadëshe ndaj popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e lëvizjes e cila shpreh keqardhja për injoromin e amendamenteve të Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi për zgjidhjen e 20 për qindëshit. /Alsat.mk