Levski porosit tifozët: Përkrahni skuadrën, pa manifestime racizmi dhe ksenofobie

Në prag të sfidës së parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadra e Levskit u bëri thirrje tifozëve bullgar që të mbështesin skuadrën pa manifestime të racizmit dhe ksenofobisë.
“Blutë” nga Sofja vizitojnë Shkupin dhe do të përballen me nënkampionin e Maqedonisë, skuadrën e FC Shkupit.
Përcjellin kumtesën e KF Levski:
Ju ftojmë të përkrahni ekipin tuaj të preferuar në ndeshjen kundër FC Shkupit pa manifestime racizmi dhe ksenofobie. Krahas faktit që veprime të tilla mund të sjellin dënime të rënda nga UEFA, klubi ynë në parim i dënon dhe deklaron intolerancë ndaj veprimeve të tilla, madje edhe të izoluara të njësive të mbështetësve tanë.
Organizatorët e ndeshjes ndalojnë futjen e monedhave, çakmakëve dhe sendeve të forta në stadiumin Toshe Proeski.
Kujtojmë se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes do të sjellë gjoba të rënda për klubin.
Vetëm LEVSKI!”.
Përballja në mes FC Shkupit dhe Levskit, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 21.00.