Liban, 11 të vrarë nga sulmet izraelite të nxitura nga Hezbollahu
Liban, 11 të vrarë nga sulmet izraelite të nxitura nga Hezbollahu

Të paktën 11 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban, edhe pse palët u pajtuan për armëpushim një javë më parë. Sulmi ka ardhur pasi grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka gjuajtur një breshëri predhash si paralajmërim për ato që i ka cilësuar shkelje të armëpushimit nga ana izraelite. Marrëveshja e një armëpushimi 60 ditor parasheh dhënien fund të luftimeve që kanë nisur më shumë se një vit më parë mes Hezbollahut dhe Izraelit, në kuadër të zgjerimit të konfliktit të nxitur nga lufta shkatërruese mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Banorët në Liban të shqetësuar për të ardhmen e tyre, thonë se asnjë vend nuk po i mbështet ata.
“Unë po qaj mbi Libanin dhe gjakun e atyre që ra përtokë. Izraelitët bënë atë që na bënë dhe askush nuk qëndroi me ne, askush, asnjë vend i vetëm nuk qëndroi me ne”, u shpreh një qytetare. /Alsat.mk