Libani thirrje OKB-së të ndalojë shkeljet e hapësirës ajrore nga izraelitët

Ministria e Mbrojtjes së Libanit të enjten i bëri thirrje OKB-së për të vepruar urgjentisht për t’i dhënë fund shkeljeve të hapësirës ajrore të vendit nga avionët luftarakë izraelitë, raporton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministrja e Mbrojtjes, Zeina Akar tha se shkeljet e përditshme nga avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar dhe i kërkoi OKB-së të ndalonte ato.

Ushtria libaneze herë pas here njofton se avionët luftarakë dhe zbulimit të Izraelit shkelin hapësirën e saj ajrore dhe se anijet izraelite shkelin ujërat e saj territoriale, por që nga fillimi i javës, avionët izraelitë kanë fluturuar pothuajse çdo ditë në hapësirën ajrore të Libanit.

LEXO EDHE:

Back to top button