“Liberasion”, akuza ndaj Johanes Han për korrupsion

Gazeta franceze “Liberasion” me akuza të rënda ndaj politikanit austriak Johanes Han, i cili ishte Komisioner për Zgjerimin e BE-së, ndërsa tani është Komisioner për Buxhetin e BE-së. Sipas mediave austriake, Han mori pjesë në një festë gjuetie në dhjetor 2015, e paguar nga një lobi belg i pronarëve të tokave. Sipas “Liberasion”, Han është dashur ta raportojë këtë në institucionet kompetente, por këtë nuk e ka bërë. Zëdhënësi i tij tha se Han ishte në shoqërinë e një miku të tij që kishte leje për gjueti, prandaj nuk ka pasur nevojë që kjo të paraqitet në Regjistrin e Transparencës.

LEXO EDHE:

Back to top button