Libia zhvarros 18 trupa nga varri masiv në Sirte
Libia zhvarros 18 trupa nga varri masiv në Sirte

Autoritetet libiane zhvarrosën të dielën 18 trupa nga një varr masiv në qytetin perëndimor të Sirtes.
Në një deklaratë, Autoriteti i Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur tha se varri masiv u zbulua javën e kaluar në lagjen Al-Sab’a në Sirte.
Kufomat u dërguan në spitalin Ibn Sina të qytetit për analiza mjekësore.
Zbulimet e varrezave masive janë të zakonshme në Libinë e shkatërruar nga lufta, ku autoritetet njoftojnë rregullisht zbulimin e varrezave masive qoftë në zonat që ishin nën kontrollin e grupit terrorist DAESH\ISIS ose milicitë e lidhur me kryekomandantin libian Khalifa Haftar./AA