Libraria me mbi 30 mijë libra të përdorur në Seul, atraksion për libërdashësit
Libraria me mbi 30 mijë libra të përdorur në Seul, atraksion për libërdashësit

Një librari me më shumë se 30.000 libra të përdorur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, tërheq vëmendjen e adhuruesve të librit.
Në këtë librari gjenden libra të kategorive të ndryshme të cilat mund të blihen ose lexohen aty pranë nga vizitorët.
Në mesin e këtyre dhjetëra mijëra librave, përveç në gjuhën koreane, mund të gjenden libra edhe në gjuhën turke, gjermane, angleze, japoneze dhe spanjolle.Adhuruesit e librit në kryeqytetin korean shpesh e vizitojnë këtë vend duke kaluar momente të këndshme në mesin e librave të shumtë, ndërsa disa edhe i blejnë ato me çmime më të arsyeshme.