Lidhjet me Putinin, Shroder humb një pjesë të privilegjeve

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shroder, i cili është kritikuar për lidhjet e tij me Rusinë, do të duhet të heqë dorë nga disa nga privilegjet e tij, vendosi sot komisioni parlamentar i buxhetit.

Zyra e tij në Bundestag do të mbyllet, por 78-vjeçari do të vazhdojë të marrë pension dhe mbrojtje personale. Koalicioni qeverisës i Gjermanisë, i udhëhequr nga Socialdemokratët (SPD), që Shroder drejtonte dikur, vendosi të reduktojë të drejtat e tij speciale si ish-kancelar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Propozimet e koalicionit nuk ishin në përputhje me kërkesën e opozitës konservatore që Shroder, si kancelar nga viti 1998 deri në 2005, të humbiste gjithashtu pensionin. Më herët, Parlamenti Evropian bëri thirrje për sanksione ndaj Schroder për shkak të lidhjeve të tij politike me Rusinë.

Ai ka punuar për kompaninë e gazsjellësit “Nord Stream” dhe gjigantin rus të gazit “Gazprom”, ndër të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button