Lidsi detyrohet të paguajë 20 mln euro për futbollistin që luajti vetëm 3 ndeshje!

Në verën e 2019 Leeds ka marrë Jean-Kevin Augustin nga Leipzig në formë huazimi, por lojtari bëri vetëm tre paraqitje në një vit. Megjithatë, kishte një klauzolë që detyronte klubin të paguante për kartonin e futbollistit, kështu që gjermanët paditën britanikët… dhe ata fituan!

Merkato e futbollit përbëhet nga klauzola dhe mundësi, të cilat nuk janë gjithmonë… shumë të qarta kur shkruhen në letër. Ezistojnë situata në të cilat përfundoni në gjykatë, me vendime që të çojnë në mënyrë të pashmangshme në diskutim. Dhe ky është padyshim rasti me Jean-Kevin Augustin, i cili krijoi një polemikë mes Lids Junajted dhe RB Lajpcig që shkoi deri në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

Sipas “Mundo Deportivo”, në verën e vitit 2019, Lids Junajtedit e mori Augustinin nga Lajpcigu në formë huazimi, por lojtari nuk e ka bindur kurrë trajnerin Bielsa. Në total, paraqitjet e tij me skuadrën angleze janë tre dhe në qershor 2020, francezi rikthehet në Gjermani.

Megjithatë, ka një klauzolë mjaft të veçantë në kontratën e tij: në rast të ngjitjes në Premier Ligë, skuara e Lidsit është i detyruar të blejë lojtarin për rreth 20 milionë euro. Por kur huazimi përfundon në fund të qershorit 2020, promovimi nuk ka ardhur ende, sepse jemi në vitin e ndalimit në kampionat, për shkak të pandemisë. Britanikët besojnë se kushti për detyrimin e shlyerjes, nuk është plotësuar në kohën e huazimit të Augustinit dhe thjesht nuk duan ta blejnë lojtarin.

Në atë moment, Leipzig iu drejtua FIFA-s. Federata ndërkombëtare vendos që gjermanët kanë të drejtë dhe e detyruan Lids-in të bëjë këstin e parë të pagesës, 6.7 milionë euro. Britanikët, megjithatë, nuk janë dakord dhe i drejtohen CAS-it. Gjykata e arbitrazhit mori pak kohë, por në fund dha vendimin e saj, duke konfirmuar atë të FIFA-s.

Pas përvojës së tij në Angli, në fakt, Augustin u shit plotësisht te Nantes (dhe as atje nuk shkoi shumë mirë) dhe tani ai i është bashkuar Bazel-it. Jo tamam karriera e një futbollisti që vlen 7 milionë euro për ndeshje!

LEXO EDHE:

Back to top button