Liga e Kampioneve, “boom” golash në gjashtë javët e para

Liga e Kampionëve rikthehet sot me ndeshjet e parafundit, të cilat do të japin verdikte të tjera. Përveç Arsenalit që është thuajse e kualifikuar, ndeshjet e tjera, të cilat do të luhen të martën dhe të mërkurën e kësaj jave do sjellin edhe verdikte të tjera, ku Bajern i Munihut, PSZH, Reali apo edhe Atletiko do kërkojnë të hedhin hapin e sgurisë. Në vitin e dytë të zhvillimit të turnout me dy grupe unike, aktivitetit duket se është në suksesin e tij të plotë.

Së pari përsa i përket numrit të golav të shënuar në një ndeshje, ky turne ka treguar se rrjetat janë tundur shumë me tepër. Në të gjitha takimet e luajtura deri më sot janë shënuar 365 gola, me një mesatare prej 3.38 gola për ndeshje, ose një gol në çdo 27 minuta. Interesant është edhe shpërndarja e golave sipas minutazhit të lojës. Kështu në 15 minutat e para janë realizuar 38 gola, ndërkohë që në 15 minutat pasardhëse numri I golave të shënuar ka qenë 51. Sërish numër i lartë në 15 minutat e fundit, kur janë realizuar 58 gola, ndërkohë që në kohën shtesë të akorduar janë realizuar 8 gola.

Tenderi i shënimit është rritës në pjesën e dytë. Në 15 minutat e para janë realizuar 65 gola dhe në 15 të tjerat pasardhëse 72 gola. Numër i lartë edhe në 15 minutat e fundit, pra 75-90 ku janë shënuar 61 gola.

Në fund, në kohën shtesë ka një tjetër shifer interesante, e cila tragon golat e shënuar pas minutës së 90-të. Ata janë 16, duke plotësuar në këtë mënyrë edhe kuadrin e plotë të 365 golave të shënuar në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button