Liga e Kampionëve, Inter-Barcelona në qendër të vëmendjes

Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet e rrethit të tretë të fazës së grupeve. Gara më e madhe evropiane për klube sjell dy ndeshje në orën 18:45, ndërsa gjashtë të tjera janë programuar në orën 21:00.
Bajern Munih – Viktoria Pëllzen dhe Marsej – Sporting Lisbona, janë dy përballjet që e hapin rrethin e tretë, për të vazhduar më pas me ndeshjet e mëvonshme.
Derbi i ditës do të zhvillohet në stadiumin “Xhuzepe Meaca” në Milan, kur takohen Interi dhe Barcelona. Përballje interesante do të jetë edhe ajo në mes të Ajaksit dhe Napolit, derisa Liverpuli do të ketë punë me Renxhersin.
Atletiko Madridi do të jetë mysafir i Klub Brizhit, Porto e pret Bajer Leverkuzenin, ndërsa Totenhami në transfertë takohet me Aintraht Frankfurtin.