Liga e Kampionëve, java e fundit e garave në ligë

Faza e ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26 mbyllet sonte (e mërkurë) me 18 ndeshje që luhen njëkohësisht nga ora 21:00, ku nuk mungojnë ndeshjet e forta dhe interesante. Një nga duelet më të forta zhvillohet në Lisbonë, ku Benfika pret Real Madridin. “Los Blankos” kërkojnë rezultat pozitiv për të siguruar pozicion më të favorshëm, ndërsa Benfika luan shansin e fundit për të mbetur në garë. Një ndeshje ku çdo detaj mund të jetë vendimtar.

Spektakël pritet edhe në Gjermani, aty ku Borusia Dortmund përballet me Interin. Dy ekipe me ambicie të mëdha dhe eksperiencë evropiane. Një duel i hapur, fizik dhe me peshë të madhe për renditjen finale.

Në Itali, Napoli dhe Çellsi përplasen në një nga sfidat më interesante të mbrëmjes. Të dyja skuadrat kanë objektiva të qarta dhe presioni është i barabartë. Një humbje këtu mund të kushtojë shtrenjtë. Barcelona pret Kopenhagën me synimin për të mbyllur fazën me fitore dhe në tetëshe, ndërsa PSZH përballet me Njukasëllin në një duel që premton intensitet dhe ritëm të lartë. Edhe këtu, llogaritë janë ende të hapura.

Man. Siti kërkon konfirmim përballë Gallatasarajin, Liverpulli është favorit ndaj Karabakut, ndërsa Bajern Munihu përballet me PSV Aindhovenin në një udhëtim të vështirë. Ndeshje ku favoritët nuk guxojnë të gabojnë.

Gjatë mbrëmjes luajnë edhe takime tjera si Arsenal–Kairat Almaty, Ajaksi–Olympiakos, Monako–Juventus dhe Atleticko Madrid–Bodo/Glimt, sfida që mund të sjellin befasi pavarësisht diferencave në letër. Në ndeshjet e mbetura, Frankfurt pret Tottenhamin në një duel ku çdo pikë ka peshë, Bajer Leverkusen përballet me Villarrealin në një sfidë teknike dhe të hapur, Union Sent Zhilli pret Atalantën me synimin për të befasuar dhe Pafos luan ndaj Slavia Pragës për prestigj. Xhiroja e fundit nuk është thjesht mbyllje faze. Është provë nervash. Është test karakteri dhe në fund të mbrëmjes, Evropa do të dijë se kush vazhdon dhe kush mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button