Liga e kampionëve, mësohen kundërshtarët

Liga e kampionëve, mësohen kundërshtarët

U hodh shorti i Ligës së Kampionëve, me 32 skuadrat që mësuan edhe kundërshtarët, të ndarë  në 8 grupe, ku nuk munguan edhe përballjet e mëdha mes ekipeve pretendente për të fituar trofeun më të madh për klube. Lewandowski do të udhëtojë në Mynih për t’u përballur me Bayern, një sfidë e cila pritet me emocione të mëdha, pasi konsiderohet edhe një nga duelet më të forta, teksa në grupin C ndodhet dhe Interi. Edhe Angel Di Maria do të shkojë në Paris për të kërkuar të mposhtë ish-skuadrën e tij, teksa interesante është edhe sfida mes Chelsea dhe Milan. Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Ajax dhe Rangers që luhet më 7 shtator. Do të jenë dy orare ndeshjesh në këtë fazë. Disa ekipe luajnë nga ora 18:45, kurse disa të tjera në 21:00. Kjo fazë e garës do të përfundojë më 1 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button