Liga e Kampionëve në fazën kulminante, zbuloni duelet e mbetura nga faza e grupeve

Liga e Kampionëve është futur në fazën kulminante, teksa mbeten për t’u luajtur edhe 2 xhiro, nga mbyllja e fazës së grupeve.
Tre skuadrat “big”: Man. Siti, Reali dhe PSZH, ndodhen në pozita jo komode, teksa hapat fals në dy ndeshjet e mbetura do të jenë rreptësisht të ndaluar, për të shmangur ndonjë eliminim dramatik.
Në ndeshjet e raundit të shtatë, të cilat do të zhvillohen në data 21 dhe 22 janar, spikat supersfida PSZH-Mançester Siti, e cila pritet të vendosë shumë për sa i përket fateve të këtyre dy skuadrave.
Ndërkohë në duelet e raundit të tetë, që do të zhvillohen më 29 dhe 30 janar, më interesanti duket ai mes Barcelonës dhe Atalantës së Berat Gjimshitit.
JAVA 7 (21/22.01.2025)
Atalanta-Shturm Grac
Monako-Aston Vila
Atletiko Madrid-Bajer Leverkusen
Benfika-Barcelona
Bolonja-Borusia Dortmund
Klub Brizh-Juventus
Crvena Zvezda-PSV
Liverpulli-Lillë
Slovan Bratislava-Shtutgarti
RB Lajpcig-Sporting Lisbonë
Shakhtar Donjetck-Brest
Milan-Xhirona
Arsenal-Dinamo Zagreb
Sëlltik Gllasgou-Jang Bojs
Fejnord-Bajern Mynih
PSZH-Mançester Siti
Real Madrid-Salzburg
Sparta Pragë-Interi
JAVA 8 (29/30.01.2025)
Aston Vila-Sëlltik
Barcelona-Atalanta
Bajer Leverkuzen-Sparta Pragë
Bajern Munih-Sllovan Bratislava
Brest-Real Madrid
Dinamo Zagreb-Milan
Borusia Dortmund-Shakhtar Donjetck
Xhirona-Arsenal
Interi-Monako
Juventusi-Benfika
Lillë-Fejenord
Mançester Siti-Klub Bryzh
PSV-Liverpul
Salzburg-Atletiko Madrid
Sporting Lisbonë-Bolonja
Shturm Grac-RB Lajpcig
Shtutgart-PSG
Jang Bojs-Crvena Zvezda