Liga e Kampionëve sjell 9 sfida emocionuese, derbi në Bergamo e Leverkuzen

Sonte do të zhvillohen nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve. Si në xhirot e kaluara ashtu edhe tani, spektakli është i garantuar për tifozët e futbollit ku do të ketë disa ndeshje mjaft të forta.

Përballja më interesante është ajo mes Atalantas dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Gewiss Stadium’ në orën 21:00.

Një tjetër sfidë e fortë pritet të jetë ajo mes Bajer Leverkuzenit dhe Interit, kryesisht për shkak të lojës që zhvillojnë të dy ekipet, pasi janë në një pozicion të favorshëm në tabelë.

PSZH-ja në anën tjetër që nuk di për fitore në Ligën e Kampionëve që katër ndeshje, do ta ketë duelin me Salzburgun në Austri që ka rëndësi jetike për ta.

Nga klubet tjera të mëdha, Liverpulli do të jetë mysafir i Xhironas në ‘Montilivi’, teksa Bajerni do të luajë si mysafir i Shakhtar Donetsk.

Liga e Kampionëve – Java 6

18:45 Xhirona – Liverpulli

18:45 Dinamo Zagreb – Seltik

21:00 Atalanta – Real Madrid

21:00 Bajer Leverkuzen – Interi

21:00 Brest – PSV

21:00 Klub Brizh – Sporting Lisbon

21:00 Lajpcig – Aston Villa

21:00 Salzburg – PSZh

21:00 Shakhtar Donjetsk – Bajern Munih

LEXO EDHE:

Back to top button