​Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e parë

Sot do të mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të garës më presitigjose në nivel të klubeve, Ligës së Kampionëve.

Bayern Munihu do të ketë një mision jo të lehtë ndaj Villrrealit sepse duhet të bëjë përmbysje të rezultatit nga ndeshja e parë ku pësoi humbje me rezultat minimal 1-0, transmeton KosovaPress. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Alianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Sfida tjetër shumë interesante do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, aty ku ballafaqohen Real Madridi dhe Chelsea.

Skuadra e Carlo Ancelotti futet e favorizuar në këtë ndeshje për shkak të dy golave diferencë nga fitoja në “Stamford Bridge” me rezultat 3-1.

Edhe kjo sfidë starton nga ora 21:00.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button