Liga e Kampionëve sot sjell 9 takime interesante në dy orare të ndryshme

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së tretë dhe do të jetë një natë interesante me derbi. Do të luhet sërish në dy orare, nga ora 18:45 dhe 21:00, ndërsa përpos ditës së sotme edhe dita e nesërme (e mërkurë) do të jetë një maratonë ndeshjesh.
Në orën 18:45 Milani pret Klub Brizhin në ‘San Siro’, teksa takimi tjetër që do të zhvillohet në të njëjtin orar është ai mes Monakos dhe Crvena Zvezdës.
Sa i përket ndeshjeve që do të nisin me fillim nga ora 21:00, spikat përballja mes Real Madridit dhe Borusia Dortmundit, një përsëritje e finales së sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve. ‘Los Blankos’ do synojnë ta lënë prapa krahëve humbjen e hidhur që pësuan ndaj Lille në raundin e dytë, teksa Borusia Dortmundi për ta vazhduar serinë pozitive të rezultateve, ku pas dy xhirove kanë grumbulluar gjashtë pikë.
Duel tjetër interesant pritet të jetë edhe ai mes Juventusit dhe Shtutgartit që do të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’. Gjiganti italian do të synojë ta vazhdojë serinë perfekte të rezultateve në këtë edicion të ri të Ligës së Kampionëve, teksa gjermanët e Stuttgartit do të kërkojnë fitoren e parë pas humbjes ndaj Real Madridit dhe barazimit në shtëpi ndaj Sparta Pragës.
Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe përballjet: Arsenal-Shakhtar Donetsk, si dhe PSZH-PSV IAndhoven, ku ‘Topçinjtë’ dhe parisienët llogariten favoritë absolut.
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve
18:45 Milan – Klub Brizh
18:45 Monako – Crvena Zvezda
21:00 Arsenal – Shakhtar
21:00 Aston Villa – Bolonja
21:00 Xhirona – Sllovan Bratislava
21:00 Juventus – Shtutgart
21:00 PSZH – PSV
21:00 Real Madrid – Borusia Dortmund
21:00 Shturm – Sportingu