Liga e Kampionëve, Struga e Partizani duan kalimin në turin e radhës

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të cilat janë të vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve.

Struga Trim Lum me trajnerin Shpëtim Duro, do të zbresë sot në fushë në orën 17:00, e cila do ta luajë këtë sfidë në shtëpi ndaj Zhalgirisit, ndeshje e cila në raundin e parë përfundoi me shifrat 0-0.

Ndërkohë, Partizani, ekipi kampion i Shqipërisë, do të luajë në transfertë ndeshjen e kthimit kundër Bate Borisov. Ndeshja pritet të jetë e vështirë dhe me emocione, pasi të dyja skuadrat futen në fushë si të barabarta, për shkak të rezultatit të parë i cili përfundoi 1-1.

Ja edhe përballjet e tjera të raundit të parë eliminatore (ndeshjet e kthimit)

LEXO EDHE:

Back to top button