Liga e Kampionëve, tre skuadra me pikë të plota pas ndeshjeve të katërta

Ndeshjet e katërta të Ligës së Kampioneve janë mbyllur sot dhe tabela e klasifikimit jep një imazh të qartë të pretendimeve që ka secila skuadër për të vazhduat me tej në turne, Kryesimin me pikë të plota tani e kanë 3 skuadra, pasi Interi iu bashkua Bajernit dhe Arsenalit në kreun e renditjes.

Pas tyre, me 10 pikë, është Mançester Siti si skuadra tjetër e vetme që nuk ka pësuar humbje në këtë turne. Më tej janë një grup prej 5 skuadrash të cilat kanë 9 pikë dhe luftojnë mes tyre për vendet që mbeten në tetëshe.

Ndërkohë, në fundin e tabelës është situatë dramatike për ekipe me emër pasi aktualisht jashtë atyre që vazhdojnë më tej në turne janë: Olimpik Marseja, Juventusi, Benfika dhe Ajaksi, katër skuadra që e kanë fituar këtë trofe. Sidomos për holandezët dhe portugezët që drejtohen nga Murinjo, situata duket e pashpresë pasi akoma nuk kanë marrë asnjë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button