Liga e Kampionëve, zhvillohen ndeshjet kthyese

Liga e Kampionëve, zhvillohen ndeshjet kthyese

Në kuadër të kualifikimeve për Ligën e kampionëve, sonte do të zhvillohen edhe ndeshjet kthyese. Dinamo e Zagrebit në teren vendas e pret ekipin norvegjez të Bodo Glimtit. Ekipi i Arijan Ademit shpreson të përmbysë rezultatin pasi loja e parë ka përfunduar 0:1 në të mirë të norvegjezëve. Derbi tjetër zhvillohet në Holandë mes PSV-së dhe Ranxhersit, pasi loja e parë ka përfunduar 2:2. Në kërkim për të përmbytur rezultatin është edhe ekipi i ri i Enis Bardhit, Trabzonspor i cili në teren vendas e pret Kopenhagenin. Ndeshja e parë ka përfunduar 2:1 në favor të danezëve. Ndeshjet fillojnë në orën 21./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button