Liga e Kombeve, Kosova sot ballafaqohet me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot do të ballafaqohet me atë të Sllovenisë me fillim nga ora 20;45.

Sllovenia e pret Kosovën si liderë e grupit 3 në Ligën C me 10 pikë, derisa Kosova pozicionohet në vendin e tretë me vetëm dy pikë.

Ekipi i Kosovës edhe në këtë ndeshje, ashtu sikur në miqësoren ndaj Shqipërisë do të drejtohet nga Muharrem Sahiti sepse trajneri Bernard Challendes po e vazhdon rikuperimin e tij për shkak se rezultoi pozitiv në testin për Covid-19.

Ndryshe, në të njëjtin grup me Kosovën dhe Slloveninë bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Moldavia.

LEXO EDHE:

Back to top button