Liga e Konferencës: Aston Villa sfidon Olimpiakosin, Fiorentina takohet me Klub Brizhin

Liga e Konferencës ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, me kompeticionin që është bërë gati të mirëpres dy takimet e para të fazës gjysmëfinale.

Në “Villa Park”, Aston Villa do të masë forcat përballë Olimpiakosin, në një sfidë vërtet interesante, me të dyja skuadrat që erdhën këtu pas penalltive nga raundi kaluar, teksa anglezët do të vendosen për herë të parë përballë një ekipi grek. Një sezon shumë i mirë në Premier Ligë, teksa tani, skuadra e Unai Emery është shumë pranë finales. 52-vjeçari është një njohës shumë i mirë i kompeticioneve europiane dhe kjo është një “armë” më shumë për vendasit, që në shtëpi ka bërë bashkë 6 ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa raundin e kaluar eliminoi skuadrën franceze të Lillës.

Në krahun tjetër, Olimpiakos do të luajë për herë të parë në një gjysmëfinale europiane, teksa raundin e kaluar eliminoi skuadrën e Fenerbahçes. Me finalen që do të luhet në Athinë, Olimpiakosi ka një motiv më shumë, ndërsa sa i përket rivalëve anglezë, Aston Villa do të jetë kundërshtari i 14-të.

Në takimin tjetër, finalistët e sezonit të kaluar, Fiorentina, do të presin në shtëpi Klub Brizh, me skuadrën belge që rikthehet në gjysmëfinalet e një kompeticioni europian pas 32 vitesh. Fiorentina niset si favorite në këtë përballje, teksa do të jetë dueli i parë direkt në histori. Italianët eliminuan në çerekfinale Viktoria Plzenin, ndërsa këtë sezon në shtëpi ka treguar se është një skuadër e fortë, teksa ky do të jetë kundërshtari i tretë belg në histori për Fiorentinën.

Klub Brizh po zhvillon një sezon shumë të mirë në Belgjikë, teksa është në krye dhe pranë titullit të 19-të është tani shumë pranë finales së parë europiane, por transfertat nuk kanë qenë pika e tyre më e fortë. Klub Brizh vjen në këtë përballje pas shtatë fitoreve radhazi dhe në raundin e kaluar eliminoi PAOK-un, teksa do të vendoset përballë ekipit të shtatë italian në histori.

LEXO EDHE:

Back to top button