Liga e Konferencës, ekipet italiane duan që të mbajnë trofeun në Itali

Liga e Konferencës rikthehet me sfidat e raundit të 1/16-ve. Kompeticioni më i ri i krijuar nga UEFA hyn në momentin vendimtar me disa sfida interesante. Ekipet italiane, Fiorentina dhe Lazio do të luajnë sfidat e para me eleminim direkt, me synimin për të mbajtur trofeun e kësaj gare në Itali.
Megjithatë asgjë nuk do të jetë e lehtë. Fiorentina përballë do të ketë Bragën. Ekipi portugez po kalon një formë mjaftë të mirë, në kampionat ndodhet në vendin e tretë pas Benfikës dhe Portos dhe kompeticionin e Ligës së Konferencës, portugezët e shohin si një mundësi të mirë për të ecur sa më shumë në europë dhe pse jo ti shkojnë deri në fund për të synuar trofeun.
Në anën tjetër Firorentina nuk vjen në momentin e duhur në këtë përballje. Ekipi “vjollcë” në pesë sfidat e fundit në Seria A nuk njeh fitore. Aktualisht ndodhen në vendin e 14 në kampionat shumë larg objektivit për të arritur një vend në zonat europiane.
Lacio do të përballet me romunët e Kluzhit. “Bardhekaltrit” shihen si një ekip favorit për të triufmuar në fund. Megjithatë edhe për ekipin e trajnerit Sarri kjo përballje nuk vjen në momenin e duhur, pasi nuk po kalojn një moment të mirë në kampionat. Në seri A, Lazio në tre sfidat e fundit nuk ka fituar asnjë ndeshje, numëron një humbje dhe dy barazime.
Nga ana tjetër edhe Kluzh ndodhet në një moment negativ. Me 2 disfatat e fundit të pësuara në kampionat, ekipi rumun lëshoi kreun dhe zbrit në vendin e dytë. Favorit në këtë përballje shihet ekipi i Elseid Hysaj, pasi Lazio kuotohet si një nga klubet për ti shkuar deri në fund kompeticionit të Cnference League.
Këtu është edhe përballja e Karabakut dhe Gent. Skuadra azerbraxhanse vjen me besim të lartë në këtë sfidë, pasi në katër ndeshjet e fundit janë të pamposhtur dhe në kampionat udhëheqin me 5 pikë diferencë përkundrejt vendit të dytë.
Në anën tjetër belgët e Gent në tre sfidat e fundit në kampionat nuk njohin fitore dhe akutalisht ndodhen në vendin e pestë në kampionat. Kjo sfidë pritet me interes të madh edhe në Shqipëri, pasi në këtë ndeshje, pritet të bëjë debutimin në arenën europiane sulmuesi i kombëtares shqiptare, Redon Xhixha, i cili në merkaton dimërore u largua nga Tirana në drejtim të Qarabag./Supersport/