Liga Evropa, Barcelona do të sfidojë Aintrahtin

Në Nion u hodh shorti për sfidat e çerekfinales dhe gjysmëfinales në Ligën Evropa. Skuadra e Barcelonës do të sfidojë Aintrahtin në Frankfurt, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të takohet me Lajpcigun. Uest Hemi do të takohet me Olimpik Lionin, ndërsa Renxhersi do të përballet me portugezët e Bragën.

Çerekfinale

Lajpcigu – Atalanta

Aintraht Frankfurt – Barcelona

Uest Hem – Olimpik Lion

Braga – Renxhers

 

Gjysmëfinale

Lajpcigu – Atalanta vs Braga – Renxhers

Uest Hem – Olimpik Lion vs Aintraht Frankfurt – Barcelona

Ndeshjet e çerekfinales do të zhvillohen më 7 dhe 14 prill, ndërsa sfidat e gjysmëfinales do të zhvillohen më 28 prill dhe 5 maj. Ndërkohë finalja e Ligës Evropës do të zhvillohet më 18 maj në Sevilja në Spanjë.

LEXO EDHE:

Back to top button