Liga Evropa, mësohen terminet e sfidave të gjysmëfinales

Tashmë janë kompletuar dyshet e gjysmëfinales, edhe në kuadër të Ligës Evropa. Lajpcigu ishte ajo që fillimisht kaloi në gjysmëfinale, pasi mposhti Atalanta me rezultat të përgjithshëm 1:3. Mirëpo befasia në çerekfinale ishte skuadra e Aintraht Frankfurtit, pasi që arritën të mposhtin me rezultat të përgjithshëm 4:3 skuadrën e Barcelonës, duke triumfuar në “Kamp Nou” me rezultat 3-2.

Uest Hemi me lehtësi arriti fitore (3-0) ndaj Lionit dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1, në të dy ndeshjet kalon më tutje. Takimi në mes Renxhersit dhe Braga ishte ai që shkoi deri në vazhdime, pas rezultatit 2:2, në të dy ndeshjet. Mirëpo vendasit arritën që në minutat shtesë të shënojnë golin e tretë (3-1) dhe të kalojnë në gjysmëfinale të Ligës Evropa.

Në gjysmëfinale, Lajpcigu do të përballet me skocezët e Renxhersit, ndërsa Aintraht Frankfurti përballet me anglezët e Uest Hamit. Që të dy sfidat do të zhvillohen me 28 prill dhe 5 maj.

LEXO EDHE:

Back to top button