Liga Evropa, përplasje e madhe në “Kamp Nou”

Liga Europa League vjen me 8 sfida tepër interesante, ku më e spikatura është vetëm një. Barcelona pret sot në në shtëpi “Djajtë e Kuq” të Erik ten Hag. Kjo nuk do të jetë asapk një sfidë e lehtë. Në fakt, Barcelona cilësohet favorite ndaj Man. Junajtedit, pasi që katalanasit ndodhen në një formë shumë të mirë dhe kryesojnë La Ligën me 56 pikë, 8 më shumë se vendi i dytë që është Real Madrid. Djemtë e Çavit kanë pasur një formë shumë të mirë, pasi në 5 ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll, ata regjistrojnë vetëm fitore.
Nga ana tjetër, Man. Junajted po ndjek një ecuri pozitive dhe që nga ardhja si trajner e Erik ten Hag, “Djajtë” janë zgjuar dhe sot aktualishtë në Premier Ligë pozicionohen në vendin e tretë me 46 pikë, 5 pikë më pak se Arsenali dhe Man. Siti.
Çavi pritet të ketë sot dy mungesa të rëndësishme si Buskets dhe Dembele. Por, mungesat ndihen më shumë nga pala angleze. Ten Hag nuk mund të ketë në ekip Eriksenin, Marsialin, Lisandro Martinezin, MekTominej, Sabitzer dhe Van de Bek. Në pikëpyetje është gjendja e Entonit, i cili nuk dihet nëse do të jetë apo jo në dispozicion të teknikut holandez.