Liga Evropa: S’ka përballje spanjolle në 1/8 e finales

Liga Europa ka plotësuar mozaikun me skuadrat pjesëmarrëse, të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt trofeut të dytë për nga rëndësia në Europë. Ndeshjet “play-off”, kanë zbuluar emrat e 8 skuadrave, të cilat i bashkohen atyre që kanë fituar grupet përkatëse dhe me të cilat do të përballen në turin tjetër.

Formula e re parashikon që fitueset e grupeve do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe skuadrat që dolën nga play-off në të dytën. Përjashtimi i vetëm në këtë rast është që nuk do të ketë përballje mes skuadrave të të njëjtit shtet, ndërsa sfida e parë do të luhet në fushën e ekipit të vazos së dytë.

Andaj shorti mund të dhurojë përballje shumë interesante, duke pasur parasysh se në vazon e dytë ka emra si Barcelona, Atalanta, Sevilja apo Betis. Ndërsa në vazon e parë janë Uest Hem, Monako e Olimpik Lion që janë më kërcënuese për rivalët.

 

VAZO 1
Uest Ham, Monako, Lion, Bajer Leverkusen, Aintraht Frankfurt, Spartak Moskë, Crvena Zvezda, Gallatasaraj

 

VAZO 2
RB Lajpcig, Atalanta, Porto, Sevilja, Barcelona, Betis, Rejnxhërs, Braga.

 

Finalja në Ligën Evropa do të zhvillohet më 3 maj, në stadiumin “Huan Ramon Pizhuain” në Seviljë.

LEXO EDHE:

Back to top button