Liga Evropa, skuadrat spanjolle janë në epërsi

Sot do të zhvillohen ndeshjet e raundit të 1/8 së finales në Ligën Europa, ku priten ndeshje të lehta për dy gjigantët spanjollë. Barcelona dhe Sevilja, dy favoritët kryesore, për të fituar këtë trofe do të kenë përballje të lehta ‘në letër’.  Ndeshja e parë që do zhvillohet në orën 18:45, është ajo në mes Seviljës dhe Uest Hemit, ku ekipi spanjoll cilësohet si ekipi më me përvojë dhe pritet të kalojnë tutje.

Ndeshja tjetër e rëndësishme është ajo mes Barcelonës dhe Gallatasarait. Barcelona aktualisht është në një formë të mirë dhe fitorja e lartë ndaj Napolit ka sjell vetbesim te ekipit katalonas.

Ndërkohë Monako gjithashtu ka përball një ekip portugez si Braga dhe pritet të jetë një ndeshje jo e vështirë për francezët. Në përballjet e tjera duhet të veçohen edhe sfidat: Atalanta – Bajer Leverkuzen, dhe Rangers – Cervena Zvezda. Ndeshja në mes RB Leipzigut dhe Spartak Moskës është anuluar, për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërkohë skuadra gjermane pritet të kalojë në raundin tjetër.

Ndërsa dy ndeshje të këtij raundi janë zhvilluar të mërkurën, Porto 0:1 Lion dhe Real Betis 1:2 Aintraht Frankfurt.

LEXO EDHE:

Back to top button