Ligji i ri, Perinski: Krerët e komunave do të mund të shkarkohen me referendum
Ligji i ri, Perinski: Krerët e komunave do të mund të shkarkohen me referendum

Gazetar: Avni Tahiri
Ligji i ri për vetëqeverisje lokale, që pritet të miratohet deri në verë, nuk parasheh shkarkimin e krerëve aktual të komunave. I njëjti do të vlejë për kryetarët që do të zgjedhën në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor. Sipas këtij propozim ligji, nëse ndonjëri nga krerët e komunave nuk e bën siç duhet punën e tij atëherë qytetarët do të mund që pakënaqësitë e tyre ta shprehin me anë të një referendumi me të cilin do të mund ta shkarkojnë nga detyra kryetarin e komunës.
“Ligji i ri i cili do të sillet, do t’i përfshijë kryetarët e rinj të komunave të cilët do t’i marrin mandatet e tyre pas nëntorit. Pra, Danela Arsovska nuk do të përfshihet në këtë ligj? “Është e pamundur të miratohet një ligj për veprim retrograd që të jetë për të gjithë ata që do të marrin detyrën pas zgjedhjeve komunale të planifikuara për në nëntor, ne nuk mund të ndryshojmë ligje sipas preferencave personale, thjesht duam të përmirësojmë situatën dhe shtetin në nivel lokal dhe që të gjithë ata palë të interesuara që preken nga kjo zgjidhje ligjore të kenë një zgjidhje më cilësore dhe më të qëndrueshme”, deklalroi Zlatko Perinski – Ministrit i Vetëqeverisjes Lokale.
Perinski, pret që e gjithë procedura për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të përfundojë deri në verë.
“Jam i bindur se tashmë jemi gati të kalojmë në fazën tjetër, që është krijimi i projekt-amendamenteve të ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe dërgimi i tyre menjëherë në parlament për konsultime shtesë me të gjitha partitë politike parlamentare për të hyrë në fazën e validimit, d.m.th. për miratimin e projekt-amendamenteve të ligjit për vetëqeverisjen lokale. Jam i bindur se përmes një mënyre kaq transparente dhe të hapur, gjithëpërfshirëse do të arrijmë në një zgjidhje shumë më të mirë se ajo që kemi aktualisht”, tha Zlatko Perinski – Ministrit i Vetëqeverisjes Lokale.
Deri më 30 mars pritet të përgatitet drafti i ligjit, ndërsa deri në verë i njëjti duhet të miratohet. /Alsat.mk