“Ligji për Gjuhët”, BDI: Qëndrimet e VLEN-it janë skandaloze

“Ligji për Gjuhët”, BDI: Qëndrimet e VLEN-it janë skandaloze

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj qëndrimeve të koalicionit Vlen lidhur me Ligjin e Gjuhëve. Sipas BDI-së qëndrimet e siç i quan eksponentëve të humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, hyzmeqarëve të VMRO-së dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme. Sipas BDI-së hapi i Kushtetueses do të jetë goditja e radhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike. Partia e Ahmetit thotë se Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeverie siç thekson me legjitimitet monoetnik. “Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre”, reagon BDI. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button