“Ligji për gjuhët”, gjykatësi Fatmir Skender braktisi seancën e Gjykatës Kushtetuese
“Ligji për gjuhët”, gjykatësi Fatmir Skender braktisi seancën e Gjykatës Kushtetuese

Ka filluar seanca e Gjykatës Kushtetuese në të cilën do të debatohet mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Megjithatë që në fillim gjykatësi Fatmir Skender ka kërkuar anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e gjykatësve Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin e tij, pas çka Fatmir Skender braktisi seancën, shkruan Alsat. Për momentin në seancë janë prezent vetëm gjykatësit maqedonas.
Nuk përjashtohet mundësia që diskutimi të shtyhet. /Alsat.mk