“Ligji për Gjuhët”, Mexhiti: Kushtetuesja të ketë parasysh interesat e shtetit dhe të marrëdhënieve ndëretnike

“Ligji për Gjuhët”, Mexhiti: Kushtetuesja të ketë parasysh interesat e shtetit dhe të marrëdhënieve ndëretnike

Zv.kryeministri Izet Mexhiti fton që Gjykata Kushtetuese, gjatë shqyrtimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve të ketë parasysh interesat e shtetit dhe të marrëdhënieve ndëretnike. Ai nuk komenton vendimin e mundshëm. Thotë se nëse nuk marrin pjesë gjithë gjykatësit, nuk ka vendim legjitim.

“Jemi duke e ndjekur. Mendoj se ka një prononcim edhe të gjykatësve shqiptarë që nuk do të marrin pjesë në seancë dhe mendoj se për prononcime tejet të rëndësishme për shtetin, siç ishte edhe prononcimi edhe i kryetarit, duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon atëherë nuk ka legjitimitet vendimi. Sido që të jetë, të bëhet kujdes, uroj që Gjykata Kushtetuese të jenë në vijë me interesat e shtetit, të marrëdhënieve ndëretnike dhe të një ambienti më të mirë politik”, deklaroi Izet Mexhiti, zv.kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button