“Ligji për masat restriktive”, Osmani paralajmëron debat publik

“Ligji për masat restriktive”, Osmani paralajmëron debat publik

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) fillon procesin e debatit publik sa i përket ligjit për masat restriktive, këtë e paralajmëroi sot ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, shkruan Alsat.

“Si qëllim të masave restriktive që përveç sigurisë dhe zhvillimit të demokracisë e vendosim edhe korrupsion, luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe kërcënimeve hibride ndaj shtetit. Këto janë qëllime shtesë që vendosen me këto ndryshime të ligjit. Shtohen aktet juridike të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar si bazë për vendosjen e masave restriktive nga shteti, përveç atyre të BE-së dhe Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe precizohet procedura dhe hapat konkret të cilët i ndërmerr shteti pas vendimit për masa restriktive”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button