Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare në Maqedoni

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare në Maqedoni

Pas mosdekretimit të presidentes Gordana Siljanovska davkova, Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve sot sërish është vendosur në seancë plenare. Presidentja, refuzoi ta nënshkruajë ligjin nën arsyetimin se nenet 9 dhe 10, nuk ishin të harmonizuara sipas nenit 5 të Kushtetutës. Siljanovska u shpreh se vendimi i saj nuk ka qenë i ndikuar nga politika e as ka dashur që të ofendojë ndonjë gjuhë. Licencat megjithatë do të mund të merren edhe në shqip, siguroi ajo. Ky ligj fillimisht u votua më 24 dhjetor. Mos dekretimi i këtij ligji herën e parë u përshëndet nga LSDM dhe E Majta, ndërsa nga BDI thanë se qëllimi i presidentes ishte për të cenuar të drejtat e shqiptarëve. Sipas procedurës, deputetët tani mund të dorëzojnë amendamente vetëm për vërejtjet e presidentes, ndërkaq nëse votohet sërish me shumicë të thjeshtë, presidentja është e obliguar ta nënshkruajë shpalljen e ligjit, pavarësisht nëse janë marrë ose jo parasysh vërejtjet e saja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button