Ligji për Përdorimin e Gjuhëve para gjykatësve kushtetues
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve para gjykatësve kushtetues

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 32-të ku një ndër pikat e rendit të ditës është edhe iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lidhje me Dekretin për shpalljen e tij, të ligjit në tërësi, si dhe veçmas 25 nenet e ligjit.
Lënda është formuar nga iniciativat që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërkohë që në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese pritet të miratohet vendimi nëse do të shfuqizohet plotësisht, pjesërisht apo do të lejohet që të vazhdojë të përdoret siç është aktualisht. Gjykatësit shqiptarë pranë kësaj gjykate, Osman Kadriu në një intervistë për Alsat deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, ku vihen në pyetje çështje të karakterin nacional, veçanërisht atij shqiptar. /Alsat.mk