Lil Wayne me këtë deklaratë bën fansat të dyshojnë se mund të jetë martuar

Së fundmi kanë qarkulluar shumë thashetheme për një martesë të mundshme mes Lil Wayne dhe të dashurës së tij Denise Bidot. Kjo ka bërë që nga ana e një reperit të vijë një reagim ne faqen e tij në Twitter.

Prej katër vitesh së bashku, çifti kohët e fundit ka patur disa krisje në marrëdhënien e tyre. Madje nga të dy kemi parë herë pas here njoftime se ishin divorcuar, dhe pas pak kohësh i gjenim përsëri me njëri-tjetrin. Por postimi i fundit nga Wayne na ka konfuzuar të gjithëve.

Në postimin e tij, këngëtari i njohur shkruan se për ta po nis një fillim i ri dhe që do të jetë gjithmonë bashkë. Kjo na bën të mendojmë se çifti mund të kenë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe nuk e kanë bërë akoma publike, dhe pse në fjalët e tij reperi e shpreh qartazi një të ardhme të përbashkët me Bidot.

”Unë jam personi më i lumtur. Sot është fillimi i “përgjithmonë” i jonë. Përgjithmonë; Gjithmonë; Gjithmonë dhe përgjithmonë! Carter ,”shkruan Wayne.

Për ta konfirmuar lajmin asnjëri prej tyre nuk është prononcuar dhe jemi të gjithë sy e veshë për të parë e dëgjuar se çfarë do të bëjnë protagonistët në vazhdim.

LEXO EDHE:

Back to top button