Lineker do të jetë në krye të detyrës, arrihet marrëveshja me BBC

Gary Lineker do të jetë në krye të mbulimit të BBC-së për FA Cup të shtunën e ardhshme, pasi moderatori i njohur sportiv arriti një marrëveshje me BBC.

Marrëveshja pritet të shpallet pas bisedimeve të tensionuara, pas një fundjave të kaosit televiziv të shkaktaur nga deklaratat e tij në rrjetet sociale në lidhje me emigracionin në vend, duke sulmuar qeverinë.

Rrezikohet një mosmarrëveshje mes BBC-së dhe partisë konservatore nëse prezantuesi i tyre nuk kërkon falje ose nuk pranon të respektojë rregullat e paanshmërisë në të ardhmen. Drejtori i Përgjithshëm Tim Davie ka qenë nën presion të madh për të gjetur një zgjidhje pasi situata në fundjavë ishte kaotike në BBC.

Pasi BBC mori vendimin për ta pezulluar Lineker-in për deklaratat e tij, kolegët e moderatorit të njohur sportiv e ndoqën nga pas duke bojkotuar edhe ata punën e tyre, e cila kjo gjë solli ndërprerjen e emisioneve sportive më të rëndësishme të BBC-së./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button