Linja ajrore Shkup-Sofje, Peshev: PR i mirë, por autostradat dhe hekurudhat janë më të rëndësishme për ekonominë

Për drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike, Antoni Peshev, ideja për futjen e linjës ajrore në mes të Shkupit dhe Sofjes është një PR i mirë, por ai nuk pret që kjo të ndryshojë pasqyrën ekonomike, shkruan Alsat. Duke folur për këtë temë, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Peshev tha:
“Është e mrekullueshme si PR, por vlerësoj se nuk do të ndryshojë diçka në mënyrë dramatike. Kur keni një destinacion prej 200 km dhe keni rrugë të mirë, kjo është ajo që nevojitet. Të mos flasim nëse ka hekurudhë të shpejtë, kjo do ishte absolutisht e parëndësishme. Në përgjithësi i shoh pozitivisht gjërat, por nuk mendoj se kjo do e ndryshojë në mënyrë dramatike gjendjen ekonomike. Për ne do jetë shumë e rëndësishme për nga aspekti ekonomik që të fokusohemi në zgjidhjen e hekurudhës dhe autostradës”, tha Peshev./Alsat.mk