Lionel Mesi identifikon një lojtarë që e kujton atë në moshën e re

Lionel Messi ka identifikuar një lojtar nga ‘gjenerata e re’ që i kujton atij veten kur ishte më i ri. Tetë herë fituesi i Topit të Artë vizitoi selinë e Adidas në Gjermani këtë javë, së bashku me bashkëlojtarët e tij Serhio Buskets dhe Zhordi Alba. Aty Messi ishte prezent në skenë së bashku me shefin e Adidas, Bjorn Gulden, i cili i bëri argjentinasit disa pyetje. Messi iu përgjigj një sërë prej atyre pyetjeve, por një përgjigje që dha për Lamine Jamal bëri të gjithë të flasin.
“Futbolli po ndryshon dhe ka një gjeneratë të re që po rritet. Kush është një lojtar nga kjo gjeneratë e re të cilin e shikoni dhe mendoni – ky jam unë kur isha më i ri. Kam dëgjuar për Lamine Yamal, pa asnjë dyshim. Varet nga ai dhe gjithashtu nga faktorët e tjerë, të qëndrojë konsistent, por ai tashmë është pjesë e së tashmes dhe pa asnjë dyshim, ka një të ardhme të madhe para vetes”, ka thënë Mesi.
Kjo nuk është hera e parë që Messi është pyetur për të identifikuar talentin e ri më të mirë në botën e futbollit. Më herët në vitin 2020, argjentinasi përmendi Xhadon Sanço, Mejson Maunt dhe Fill Foden kur u pyet për të emëruar 15 lojtarët që janë në rritje.