Lionel Mesi kalon mbrëmjen me dy futbollist të Barcelonës

Pasi mposhtën Klermontin (5:0) në turin hapës të kampionatit francez, lojtarët e PSZH-së morën ditë pushimi. Lionel Mesi vendosi ta shfrytëzojë këtë kohë për të shkuar te Barcelona.

Atje, ylli argjentinas kishte darkuar në një shoqëri të madhe. Në mesin e atyre që kaluan mbrëmjen në një restorant luksoz në shoqërinë e Messit ishin dy lojtarë të Barcelonës, Serhio Buskets dhe Zhordi Alba.

Të pranishëm në darkë ishin edhe dy nga bashkëlojtarët aktualë të Lionelit, Leandro Paredes dhe Marko Verrati. “Mundo Deportivo” raporton sepër këtë takim të miqëve të vjetër, duke dhënë një foto të një shoqërie gazmore.

Kohët e fundit ka pasur shumë spekullime në shtyp për një rikthim të mundshëm të Lionel Mesit në Barcelonë gjatë verës së ardhshme. /albeu.com/

LEXO EDHE:

Back to top button