Lionel Mesi me dy rekorde të reja në botën e futbollit

Lionel Messi në këtë sezon padyshim ka vendosur të risjellë edhe njëherë në skenë versionin e tij më të mirë, atë që dikur shfaqte në “Camp Nou” teksa aktivizohej me Barcelonën. Argjentinasi është duke u argëtuar me PSZH dhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndaj Makabi Haifa-s ishte autor i dy golave, si dhe asistoi dy herë në triumfin e jashtëzakonshëm 7-2 të parizienëve.

Falë këtyre shifrave, 35-vjeçari regjistron një tjetër rekord dhe kalon një legjendë si Pele. Bëhet fjalë për kombinimin mes golave dhe asisteve, teksa Messi shkon në shifrën e 1.127 rasteve kur është përfshirë në realizimin e një goli, ndërsa legjenda braziliane ishte ndalur në shifrën 1.126.

Ndërkohë, në moshën 35-vjeçare është shndërruar edhe në lojtarin më të vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që realizon dy gola dhe dy asiste brenda një 90-minutëshi. Rekordet nuk janë rastësi, pasi Messi po zhvillon një sezon të mrekullueshëm dhe deri më tani ka realizuar 11 gola si dhe ka fiksuar 12 asiste në 16 paraqitje sezonale me PSZH.

LEXO EDHE:

Back to top button