Lionel Mesi: Ne kemi një mundësi të mirë për të hyrë në histori

Lionel Messi fitoi trofeun e 46-të të karrierës së tij, teksa Inter Majami fitoi “Mburojën e Mbështetësit” të MLS për herë të parë. Ylli argjentinas shënoi dy herë, Luis Suarez shtoi edhe një gol tjetër, teksa Inter Miami mundi Columbus 3-2. Fitorja bën që Inter Miami të shkojë në 68 pikë nga 32 ndeshje, duke siguruar “Mburojën e Mbështetësit”, e cila i shkon skuadrës me rekordin më të mirë të pikëve gjatë sezonit të rregullt.

“Jam i lumtur për atë që bëm. Në fillim të vitit e dinim se ky ishte një grup dinjitoz për të luftuar për këtë trofe. Ne morëm përgjegjësinë që në fillim, kishim lojtarët për ta bërë këtë. Jam i lumtur që përmbushim objektivin e parë, tani po mendojmë për tjetrin. Ne kemi një mundësi të mirë për të hyrë në histori, tani mendojmë për atë që do të vijë. Kemi një avantazh të madh, sepse do t’i luajmë të gjitha ndeshjet në shtëpi, gjë që e kërkonim. Mendoj se jemi shumë, shumë të fortë në shtëpi,  tha Mesi për “Apple TV”..

 

Përpara “play-off”-it, Inter Majami mund të thyejë rekordin e MLS për më shumë pikë në një sezon, nëse fiton edhe dy ndeshjet e mbetura. Rekordi aktual mbahet nga New England Revolution, i cili arriti 73 pikë më 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button