Lionel Mesi rikthehet në stërvitje me PSZH-në

Lionel Mesi është rikthyer në seancën e rregullt stërvitore të PSZH-së në ‘Camp des Loges’, pasi kërkoi falje për deklaratën publike. Situatë në mes Messit dhe gjigantit parisien u tensionua, pasi argjentinasi udhëtoi drejt Arabisë Saudite pa marrë leje nga klubi.

Më 30 prill, PSZH u mposhtë 3:1 nga Lorient dhe menjëherë pas atij takimi Leo shkoi drejt vendit saudit. U raportua që Messi është dënuar me dy javë pezullim, por pas kërkim faljes së tij duket së gjërat kanë ndryshuar.

Situata duket më e qetë pas tensionit në udhëtimin saudit, por është ende e paqartë nëse Messi do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Ajaçios.

LEXO EDHE:

Back to top button