Lionel Mesi të shtunën “barazon” kapitenin e Realit

Lionel Mesi do të barazojë Serhio Ramosin, kur të zbresë të shtunën në stadiumin “Alfredo di Stefano”. Mesi do të regjsitrojë paraqitjen e 45 në “El Clasico” dhe për shkak se Serhio Ramos do të mungojë për arsye dëmtimi, sulmuesi argjentinas, do ta barazojë kapitenin e “Los Blancos”.

Gjithashtu, për Mesin stadiumi “Alfredo di Stefano” do të jetë i 90-ti që ka luajtur gjatë karrierës 33-vjeçari. Të shtunën, golashënuesi më i mirë në histori të El Clasicos, me 26 finalizime, do të tentojë gjithashtu t’i japë fund agjërimit të golave, që nga largimi i Kristiano Ronaldos.

Golin e fundit në një “El Clasico”, Lionel Mesi e ka shënuar në maj të vitit 2018.

 

LEXO EDHE:

Back to top button