Ylli argjentinas do të udhëheqë Inter Majami-n në finalen e së shtunës ndaj Vankouver Uajtkaps, skuadër që i eliminoi më herët në “Concacaf Champions Cup”. Përballë Messi-t do të jetë një njohje e vjetër: Tomas Muler, mesfushori legjendar gjerman që ka një rekord pozitiv kundër tij (7 fitore në 10 ndeshje).
Të dy pranojnë se e kaluara do të mbetet pas – tani luhet për titull. Dhe Messi e vlerësoi forcën e Vankuverit:
“E dimë sa e vështirë është kjo skuadër. Na eliminuan dhe kanë qenë shumë të fortë gjatë gjithë vitit. Do të jetë finale speciale.”
Kjo ndeshje ka edhe emocion shtesë për Majamin: Serhio Buskets dhe Zhordi Alba do të largohen duke u pensionuar pas finales. Messi shpreson t’i përcjellë me një trofe:
“Do të ishte mënyra më e bukur për t’u përshëndetur.”
Messi ka rinovuar deri në vitin 2028 dhe synon të vazhdojë epokën e tij në SHBA, teksa futbolli në Amerikën e Veriut po hyn në një periudhë të artë përpara Botërorit 2026. Të shtunën, sytë e botës do të jenë te Müller-Messi: një betejë për historinë dhe për MLS Cup.








