Lioni “shuplakë” milionave të Mançester Sitit
Alsat
15.08.2020 23:48
Olimpik Lioni ka shënuar fitore të madhe kundër Man. Sitit, në fazën çerkefinale të Ligës së Kampionëve, me rezultatin 1:3. Goli i parë i këtij takimi u shënua qysh në minutën e 14’, kur Maxëell Cornet ndali tpoin në rrjetën e Ederson. Man. Siti nuk mundi të reagonte deri në minutën e 69’. Ishte Kevin De Brujne që atëherë realizoi me një goditje të saktë zhagasi për të rikthyer balancin, por Lyon kishte më shumë për të thënë. Një kundërzbritje e minutës së 79’ u konvertua në gol nga Mousa Dembele, që edhe pse u kontestua nga VAR, doli të ishte e rregullt.
Në minutën e 86’ Raheem Sterling pati mundësi të vazhdonte shpresat për Man. Sitit, por gaboi në portën boshe, pa portier. Kjo nuk iu fal anglezit e as skuadrës së tij, pasi një minutë më vonë, Moussa Dembele shënoi golin e dytë personal për rezultatin 1:3.
Me këtë fitore, Lioni kalon në fazën gjysmëfinale, aty ku e presin të frikshmit e Gjermanisë, Bajern Munihu.