Liqenet më të mëdhenj në botë po thahen, paralajmërojnë ekspertët

Liqenet më të mëdhenj në botë po thahen, paralajmërojnë ekspertët

Ekspertët e klimës pohojnë se shumë zona të thata të botës do të bëhen edhe më të thata dhe zona të lagështa edhe më të lagështa për shkak të ndryshimeve klimatike. Megjithatë, hulumtimet e reja tregojnë humbje të konsiderueshme të ujit edhe në rajonet me lagështi.

Më shumë se gjysma e liqeneve të mëdhenj në botë janë tkurrur që nga fillimi i viteve 1990, tregojnë studimet. Arsyeja për këtë janë ndryshimet klimatike dhe rritja e konsumit në bujqësi dhe familje. Disa nga burimet më të rëndësishme të ujërave të ëmbla, nga Liqeni i Kaspikut deri në Titicaca në Amerikën e Jugut, kanë humbur sasi të mëdha uji.

Më saktësisht, në një periudhë gati tre dekadash humbeshin rreth 22 gigatonë ujë në vit. Ky është rreth 17 herë vëllimi i Liqenit Mead, rezervuari më i madh i ujit në Shtetet e Bashkuara.

Fangfang Uao, një hidrolog në Universitetin e Virxhinias dhe autori kryesor i studimit, tha se 56 për qind e rënies së liqeneve natyrore është shkaktuar nga ngrohja globale dhe rritja e konsumit.

Studiuesit ekzaminuan ujin në gati 2000 Liqene të Mëdha duke përdorur matje satelitore dhe modele klimatike dhe hidrologjike. Janë përdorur të dhënat për periudhën 1992-2020.

LEXO EDHE:

Back to top button