Liridon Latifi vishet kuqezi në Tetovë, zyrtarizimi është vetëm çështje orësh
Liridon Latifi do të vazhdoj karrierën te Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi nga Kosova dhe klubi tetovar kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa zyrtarizimi pritet gjatë ditës së sotshme ose gjatë fundjavës.
30-vjecari te Shkëndija vjen nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korcarët në kategorië superiore.
Latifi karrierë ka ndërtuar edhe klubet e huaja si Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21.
Latifi karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Flamurtarti i Prishtinës, ndërsa më pas karrierën e vazhdoi te Prishtina.